Telenews

Dy shërbime të reja shtohen në platformën e-Kosova

Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova janë lansuar edhe dy shërbime të reja, shkruan Telenews.

Sveçla përmes një njoftimi në Facebook njoftoi se nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër.

“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët tanë e veçanërisht për ata e ato që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë në tejkalimin e çdo sfide, nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër. Do të punojmë pa u ndalur në digjitalizimin e çdo procesi që të lehtësojmë më tej jetesën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Të ngajshme

Veteranët ia arrijnë qëllimit – Trendafilova e anulon konferencën

Valjeta Turkaj

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet i dyshuari

Valjeta Turkaj

Krasniqi: Mirëpresim ftesën e Presidentes, Vetëvendosje po mban peng institucionet

Valjeta Turkaj