Telenews

Dy të arrestuar në Mitrovicë të Veriut, vjedhën një kioskë cigaresh, dëmet mijëra euro

dy-te-arrestuar-ne-mitrovice-te-veriut,-vjedhen-nje-kioske-cigaresh,-demet-mijera-euro

Dy të arrestuar në Mitrovicë të Veriut, vjedhën një kioskë cigaresh, dëmet mijëra euro

Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë të Veriut për “vjedhje të rëndë” në një kioskë cigaresh, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin njëzet e katër orësh.

“Sot, në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut, është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në një kioskë në rrugën “Kral Petri”, ku persona të panjohur kishin hyrë me forcë në objekt dhe kishin vjedhur boksa me cigare dhe një shumë parash të gatshme. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro”, thuhej në njoftim.

Pas një pune të shpejtë operative dhe hetimore nga njësitë përkatëse policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohen dhe arrestohen dy persona të dyshuar:

E.H., 44 vjeç, gjina mashkullore

S.M., 39 vjeç, gjinia femërore

Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është inicuar procedurë penale për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Të ngajshme

Përditësohen të dhënat, kaq presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Valjeta Turkaj

Të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Gjilan

KushtrimGuraj

Votimi me postë në zgjedhjet lokale, të mërkurën fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës

KushtrimGuraj