Dy persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Leposaviq, nën dyshimin për sulm fizik dhe ofendim ndaj një zyrtari policor.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:30, kur zyrtari policor kishte shqiptuar një gjobë trafiku ndaj të dyshuarve, të cilët më pas reaguan me agresivitet duke e sulmuar fizikisht dhe fyer atë.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit meshkuj kosovarë janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit.