Telenews

Dy të lënduar nga aksidenti në Veternik të Prishtinës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksident e përfshirë ishte një veturë.

Ahmeti ka pohuar se të lënduarit janë ngasësi i veturës dhe një pasagjer.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona(ngasësi dhe pasagjeri që ishin në automjet). Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Të ngajshme

LDK dhe PDK arrijnë koalicionin e madh për qeverisjen e Fushë Kosovës

Valjeta Turkaj

Itali: 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai, mister shkaqet

Valjeta Turkaj

Të shtëna me armë në një universitet në ShBA, një person i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Valjeta Turkaj