Telenews

DY TË PLAGOSURIT NË MRAMOR, GJENDEN ENDE NË SPITAL

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një incident me gjuajtje armësh në Mramor të Prishtinës, ku i përfshirë ka qenë edhe një polic.
Siç mëson Kallxo.com, që të dy të plagosurit janë ende duke u trajtuar në spital.
Për ngjarjen që ka ndodhur më 1 maj të këtij viti është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Në raportin e Policisë, dy të plagosurit janë cilësuar si të dyshuar ndërsa zyrtari policor si viktimë.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit fillimisht kanë shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor, i cili më pas iu është kundër përgjigjur të dyshuarëve, ku si pasojë e kësaj të njëjtit kanë mbetur të plagosur.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe avokati i njërit nga të plagosurve, Asdren Hoxha.
Ai në një bisedë telefonike ka thënë se e cilëson të padrejtë mënyren se si po veprohet lidhur me rastin.

Hoxha ka thënë se ndaj dy të plagosurve janë duke u zhvilluar procedura penale për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa për policin e përfshirë në rast është thënë se ka vepruar në vetëmbrotje.
Këtë Hoxha ka thënë se e ka parë në portale pasi ende nuk kanë marr ndonjë informatë zyrtare.
Sipas tij, veprimet e policit nuk duhet të cilësohen si vetëmbrojtje.
Kjo pasi, sipas avokatit, polici ka gjuajtur 11 herë me armë dhe i ka goditur dy të plagosurit mbrapa.

Të ngajshme

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

Furtuna Zejnullahu

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Furtuna Zejnullahu

Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë

Furtuna Zejnullahu