Telenews

Dy të vdekur nga një aksident në Astrazup janë edhe të afërt mes vete

Dy persona kanë vdekur sot nga një aksident në Astrazup të Malishevës, derisa mësohet se ata janë burrë dhe grua.

Të dy raportohet se kanë qenë rreth 60 vjeç, dhe mbiemri tyre është Popaj.

Ndërkaq personi i tretë që ka mbetur i lënduar rëndë ishte në automjetin tjetër, dhe raportohet se është vajzë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, më herët tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Të ngajshme

LVV reagon pas vendimit për masë të përkohshme

Donat Hashani

Miftaraj: Sipas ZRRE-së shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tyre

Donat Hashani

Raportohet për kaq të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Donat Hashani