Al-Nassr dhe Al-Hilal kanë shfaqur interes serioz për anësorin brazilian të Real Madridit, Rodrygo. Sipas gazetarit të CaughtOffside, Ekrem Konur, dy klubet saudite po e ndjekin me agresivitet 23-vjeçarin.
Pas konfirmimit të transferimit të Kylian Mbappé te Real Madrid, Rodrygo shqetësohet për rolin e tij në skuadër dhe mundësinë e uljes në stol.
Braziliani ka regjistruar 54 gola në 208 ndeshje me “Los Blancos” dhe konsiderohet ende një nga asetet më të vlefshme të klubit.
Al-Nassr po përpiqet ta bindë lojtarin duke përdorur si faktor ndikimin e Cristiano Ronaldos, ndërsa Al-Hilal mbështetet te projekti sportiv ambicioz dhe buxheti i fuqishëm.
Real Madridi e vlerëson Rodrygon me rreth 100 milionë euro dhe për momentin nuk është i prirur për shitje. Megjithatë, dëshira e lojtarit për të pasur më shumë minuta mund të ndikojë në vendimin përfundimtar.