Telenews

Dy vjeçari mbështetet në derën e ashensorit dhe bie direkt përmes tij, shpëton mrekullisht – kamerat regjistrojnë momentin rrëqethës në Rusi

Ky është momenti kur një dyvjeçar i mbijetoi një rënieje poshtë një boshti ashensori, pasi u mbështet në derën e ashensorit.

Pamjet e marra nga një bllok apartamentesh në Voronezh, Rusi, treguan fëmijën duke vënë peshën e tij në derën e ashensorit, e cila disi u hap.

 

Ndërsa fëmija binte, babai i djalit kërceu pas tij nga frika se ashensori mund të zbriste nga një kat më i lartë në çdo moment dhe ta shtypte.

“Ne nxituam për në spital dhe falë Zotit që fëmija ynë është mirë”, tha babai, i cili u identifikua vetëm me emrin e tij të parë në mediat lokale.

‘Ai shpëtoi vetëm me një frikë dhe disa plagë në kokë dhe shpinë. Por situata është tmerruese’, shtoi ai.

Fëmija tani ishte në shtëpi dhe ‘është qetësuar’. Komiteti Hetues Rus, i cili heton krimet e rënda, ka hapur një hetim penal.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 17 mars

Rrezarta Ramaj

Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Blearta

Për 1 javë rreth 800 gjoba për shkak të mosvënies së rripit të sigurisë

KushtrimGuraj