Telenews

Dy zyrtaret e AKPPM-së dyshohet se abuzuan me çmimet e barnave në Kosovë

Vazhdon skandali me çmimet e barnave në sistemin shëndetësor kosovar.

Së fundmi një hulumtim medial i realizuar ka bërë që të ketë dyshime serioze për caktimin e çmimit të këtyre produkteve që janë me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës, transmeton Telenews.al

Kryetarja e Komisionit për përcaktimin e çmimeve të barnave, V.K dhe anëtarja e komisionit, S.H të cilat janë pjesë e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (emra të njohur për redaksinë), dyshohet se morën veprime arbitrare, duke përcaktuar çmime abuzive për barnat në dëm të pacientëve edhe pse komisioni përbëhet prej 7 anëtarëve sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas listës së aprovuar me rreth 2200 produkte medicinale, për 1928 produkte, dyshohet se kanë vendosur vetëm dy anëtare të komisionit. Derisa pesë anëtarët e tjerë nuk kanë marrë fare pjesë në vendimet që janë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Në bazë të hulumtimit që është bërë nga gazetarja e KTV-së, Saranda Ramaj, çmimet në emër të procesit të unifikimit pas këtij procesi, për shumë produkte ishin me të larta sesa në tregun privat.

Pak kohë pas publikimit, kjo listë u anulua per shkak të presionit të mediave dhe shoqërisë civile.

Si raste ilustruese për të dëshmuar rritjen dhe abuzimin drastik të çmimeve janë këto tri produkte:

Kremi Travazol që shërben për trajtimin e disa lloje të infeksioneve të lëkurës, ku para nivelimit të çmimeve, ky produkt ka kushtuar 3.80 euro. Pas procesit të nivelimit, çmimi i produktit ishte bërë 11 euro.

Një tjetër produkt që procesi i “nivelimit” ia kishte rritur çmimin, është një bar për trajtimin e diabetit “Glavus Met”. Nga çmimi 14 euro që aktualisht e ka, komisioni vendosi që ta bëjë 33 euro.

Per produktin Aspirin sa shitej aktualisht, 1.90 euro, zyrtarët e sipërpërmendura vendosen çmimin 2.94 euro. Kjo kur dihet sa i kërkuar është ky produkt medicinal nga qytetarët.

Poashtu nga nga një analizë me 100 produkte shihet se të gjitha çmimet e vendosura nga këto dy anëtare të komisionit janë shumëfish më të larta sesa çmimet aktuale të tregut.

Nga i tërë ky skandal që ka kapluar këtë institucion publik shëndetësor, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj tyre nga Ministria e Shëndetësisë, apo ngritur aktakuzë nga organet e prokurorisë dhe gjyqësisë kosovare. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Tentim vrasje në Skenderaj, theren me thikë dy të mitur – dërgohen në QKUK

KushtrimGuraj

Tayna nesër publikon këngën e re, duet me reperin grek!

Erzana Fazliu

James Rodriguez po rikthehet në Evropë, i propozohet skuadrës italiane

Erzana Fazliu