Telenews

Dyshime për më shumë kriminelë të vdekur, serbët po tentojnë ti fshehin humbjet?

Gjatë ditës së djeshme veriu i Kosovës u gjend përballë një situate lufte, madje ku pati edhe disa të vrarë.

Në orët e para të mëngjesit, tinzëzisht u vra polici dhe heroi i ri i Kosovës, Afrim Bunjaku në detyrë sa ishte duke patrulluar në këtë pjesë problematike të vendit gjersa pati edhe plagosje të tjera të policëve kosovarë, shkruan Telenews.al

Megjthatë, nuk vonoi shumë dhe Policia e Kosovës shpejtë e mori këtë pjesë në kontroll, duke rrethuar grupin prej më shumë se 30 kriminelëve të cilët ishin stacionuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Për disa orë, Policia ju bëri apel këtyre kriminelëve që të dorëzohen, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Me të kaluar limiti i pritjes, Policia e Kosovës me një profesionalizëm të paparë në rajonin ballkanik, filloi asgjësimin e tyre dhe zyrtarisht deklaroi se ka vrarë 3 kriminelë që sulmuan patrullën e Policisë herët në mëngjes, derisa arrestoi e plagosi edhe shumë të tjerë.

Por, siç ka mësuar Telenews.al nga burime shumë të besueshme në pjesën veriore, humbjet e jetëve të kriminelëve që mund të jenë serbë por edhe rusë, mund të jenë më shumë sesa u deklarua zyrtarisht.

Burimet i kanë thënë Telenews.al, se mund të jenë mbi tetë (8) kriminelë të vdekur, trupat e të cilëve mund të jenë të fshehur nga aparati shtetëror serb, për të tentuar ti fshehin humbjet e mëdha që pësuan dje bandat kriminale serbe nga Policia e Kosovës.

Të kujtojmë se dje gjatë mbrëmjes, mediat serbe raportuan se dy personal të plagosur rëndë, dje kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Novi Pazarit në Serbi, e që dyshohet të jenë nga grupi kriminal në veri i cili dje tentoi destabilizimin e kësaj pjese të Kosovës.

Telenews.al do të vazhdojë të ju mbajë të informuar me situatën në veri të Kosovës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj