Telenews

Dyshimet për keqpërdorim, ministrja Hajdari: Nuk e di që jam nën hetime

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se nuk ka informata që është nën hetime.

Hajdari shton se nuk është ftuar në intervistim nga Prokuroria.

“Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për ndonjë hetim. Jo, nuk e di (që jam nën hetime)”, tha Hajdari.

Kështu u shpreh ajo pas realizimit të verifikimin periodik të peshoreve shumëtonëshe në mullirin Albatros në fshatin Torinë të Lipjanit.

Së fundmi është raportuar se ministrja Hajdari është duke u hetuar nga Task-Forca Antikorrupsion në Policinë e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

E para e MINT-it, dyshohet se ka keqpërdorur rezervat shtetërore, në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit dhe se është dëmtuar buxheti i shtetit.

Aktualisht kjo Task Forcë është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

Të ngajshme

Pesë ushtarë vriten në sulmin izraelit ndaj Iranit

Erzana Fazliu

Irani konfirmon vdekjen e shkencëtarit të dhjetë bërthamor

Erzana Fazliu

Po vjen projekti më i dashur për Ronela Hajatin

Erzana Fazliu