Telenews

Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor

Pjesëmarrja e gjeneratës së 54-të të Policisë së Kosovës në testimin për rreshter në kundërshtim me kriteret ligjore për gradimin e policëve dhe dyshimet se pati shpërndarje të pyetjeve para ditës së testimit, kanë aktivizuar Inspektoratin Policor.

Për këto dyshime që raportoi eksluzivisht Dukagjini, tashmë IPK ka njoftuar se krijuar një ekip të veçantë, i cili do të hetojë në tërësi procesin.

“Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale. IPK varësisht nga të gjeturat do të ndërmarrë veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore”, tha Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Për mbarvajtjen e procesit, IPK ka pranuar disa ankesa. E, shumë të tilla kanë ardhur edhe në adresë të Dukagjinit.

Njëri prej zyrtarëve policorë që ka kaluar me sukses testin me shkrim, i ka thënë televizionit në kushte anonimiteti se parregullsitë në qendrën e testimit në Prizren kanë qenë të mëdha.

“Testimi është mbajtur në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku mundsia për kopjim ka qenë shumë e madhe, ku dhe ka pasë kopjim shumë të madh. Gjithashtu kandidatët janë lejuar që të dalin nga sallla e testit me arsyen kinse për të shkuar në banjo. Besoj që ka kamera në koridore ku mund të shihen edhe lëvizjet e shumta të policëve”, tha zyrtari policor, pjesëmarrës në testim.

Policia insiston se nuk ka pasur favorizime, derisa deklarohet e hapur për çfarëdo hetimi në këtë rast.

“Faza e përgatitjes së testit dhe printimit të tij është e monitoruar me kamera, është numër i kufizuar i personave që marrin pjesë në printim, si institucion jemi të hapur për çfarëdo rishikimi apo hetimi sa i përket kësaj çështje. Ndërsa sa i përket mbarëvajtjes së procesit, personeli i kyqur në monitorim pas përfundimit raporton të gjitha të gjeturat dhe në rast se vërtetohet se ka shkelje nga ndonjë zyrtar merren masa konform procedurave, Udhëzimit Administrativ”, tha Policia e Kosovës.

Për gjithë këto zhvillime, Rrahman Sylejmani që më parë ka qenë hetues policor, thotë se konkursi duhet të pezullohet.

“Të anulohet ndoshta është heret por të pezullohet cdo procedurë e metutjeshme rreth perfundimit te ketij cilkli te testit sepse aty pasojne edhe intervistat me goje dhe verifikimet tjera keshtu qe do te duhej te pezullohet cdo aktivitet i radhes”, tha Rrahman Sylejmani, ish-hetues policor.

Testi me shkrim është mbajtur me 4 maj, të cilit për 355 pozita të lira në gradën e rreshterit, i janë nënshtruar mbi 2 mijë zyrtarë policorë.

 

 

 

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani