Telenews

Dyshohet për vetëvrasje tek penda e këtij liqeni kosovar

Është trup i pajetë i në gruaje rreth 40-vjeçare është gjetur tek penda e Livoqit në Gjilan.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e ndjera dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas Hashanit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikësve.

“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete.Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Hashani. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ish-presidentit Thaçi i vazhdohet paraburgimi

Valjeta Turkaj

Ambasada amerikane për dialogun strategjik: Kërkohen hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve

Valjeta Turkaj

Rutte: Ne jemi caku i radhës i Rusisë

Valjeta Turkaj