Telenews

Dyshohet se është dhunuar një grua në Kaçanik, arrestohet një person

 

 

Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht të dielën në Kaçanik. Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës të dielën rreth orës 15:00.

Një burrë është arrestuar për rastin, tha Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovare pa dashje të kryej mardhënje seksuale”, tha Policia në raportin 24-orësh.

Viktima është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, Rama thotë se Çekun s’e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Donat Hashani

Raporti i IPK-së trondit: Pa hetues, pa ekipe, pa reagim (VIDEO)

Donat Hashani