Telenews

Dyshohet se ka bërë vetëvrasje multi-milioneri kosovar

Afaristi Lulzim Kryeziu dyshohet se ka bërë vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.

Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar.

Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi policor tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Paparaci, ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha, i cili ka thënë se është në pritje të informatave për rastin nga prokurori kujdestar. /Telenews.al/

Lulzim Kryeziu i “Al Petrol/Shell” që u arrestua për dhunë në familje akuzohet edhe për rrahjen e një gazetari

Të ngajshme

FIFA ndryshon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit 2026, himnet do të intonohen ndryshe

Rrezarta Ramaj

Rreth 8 mijë maturantë kanë aplikuar deri tani për testin e maturës shtetërore

Rrezarta Ramaj

Kosova mbajti rreth 50 procese zgjedhore në 26 vjet, të dielën votohet për legjislaturën e 11-të

Rrezarta Ramaj