Telenews

Dyshohet se një pushues i huaj ne Ulqin ka vdekur nga sulm kardiak në det

Në plazhin e Ulqinit është raportuar një rast i rëndë, ku një pushues i huaj dyshohet se ka pësuar sulm kardiak teksa ndodhej brenda në ujë.

Qytetarët e pranishëm kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për të tentuar shpëtimin e tij, transmeton Telenews.al.

Sipas informacioneve jo zyrtare, dyshohet se pushuesi ka ndërruar jetë, por deri në këto momente nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Policia apo autoritetet shëndetësore.

Viktima nuk është shtetas shqiptar dhe ende nuk është bërë publik identiteti i tij.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet dramatike të përpjekjes për shpëtim. Do t’ju mbajmë të informuar me detajet e reja që priten nga autoritetet zyrtare./Telenews.al/.

Të ngajshme

14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

Donat Hashani

Sot seanca e fundit konstituive, a do të kompletohet parlamenti?

Donat Hashani

Plot ngjarje sot në Kosovë

Donat Hashani