Telenews

Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçares

 

 

Liridona Murseli, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbetur e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

Kujtojmë se Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës. Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë miraton raportin e buxhetit dhe ndan 10 mijë euro për promovimin e vendit në një konferencë

Valjeta Turkaj

Grabitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Valjeta Turkaj

Trump: Do t’i vrasim njerëzit që sjellin drogë në vendin tonë

Valjeta Turkaj