Telenews

E ardhmja e Asensios ende në dyshim

Real Madridi po kërkon ta blindoj Marco Asension, pasi që rrezikojnë që ai të largohet falas në 2023.

Asensio ka nxitur thashethemet që e lidhin atë me një transferim të mundshëm te Manchester United përpara bisedimeve të vështira me Real Madridin për situatën e kontratës së tij.
Reprezentuesi spanjoll shijoi një tjetër sezon suksesi në Santiago Bernabeu këtë sezon, duke e ndihmuar klubin të triumfojë në La Liga dhe Champions League .
Megjithatë, ka vazhduar biseda se ai mund të largohet nga klubi, me United që është i interesuar.
Asensio e ka pranuar se do të mbajë bisedime të vështira kur të kthehet pas pushimit ndërkombëtar.
“Kam mbetur edhe një vit në kontratën time. Tani jam i fokusuar te kombëtarja. Kur të përfundojë kjo, ne do të flasim. Do të shohim se çfarë do të bëj me të ardhmen time. Mendoj se ka mundësi. Ekziston edhe opsioni për të qëndruar dhe për të përmbushur vitin tim të kontratës”, tha ai.
Këtë stinor ai në 42 ndeshje ka arritur të shënojë 12 gola dhe dy asistime.

Të ngajshme

Kylian Mbappe mund të thyejë rekordin më të madh të golave të Cristiano Ronaldos te Real Madridi

KushtrimGuraj

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

KushtrimGuraj

E papritur, Real Madridi bën ofertë për talentin grek

KushtrimGuraj