Telenews

E ardhmja e yllit të Real Madridit në dyshim, Xabi Alonso nuk bindet nga kualiteti i tij

e-ardhmja-e-yllit-te-real-madridit-ne-dyshim,-xabi-alonso-nuk-bindet-nga-kualiteti-i-tij

E ardhmja e yllit të Real Madridit në dyshim, Xabi Alonso nuk bindet nga kualiteti i tij

Ylli i Real Madridit, Raul Asencio, ka kaluar nga një titullar i padiskutueshëm në një të ardhme të pasigurt.  

Jeta e qendërmbrojtësit të Real Madridit ka ndryshuar ndjeshëm në muajt e fundit, dhe kështu ka ndryshuar edhe performanca e tij.  

Performancat e tij të fundit në Kupën e Botës për Klube e kanë lënë atë në plan të dytë.  

Xabi Alonso nuk është plotësisht i bindur nga lojtari dhe megjithëse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2031 pas rinovimit të tij të fundit, situata e tij ka ndryshuar rrënjësisht. 

Tekniku spanjoll po planifikon që ta aplikojë sistemin me tre mbrojtës në sezonin e tij debutues tek ‘Los Blancos’ dhe kjo mund ta penalizojë Asencion. 

Alonso nuk e ka në plan që ta aktivizojë atë si titullar, pasi nuk është i bindur nga aftësitë e mbrojtësit për t’u përshtatur me idetë e tij, ka raportuar OkDiario.

Kjo për shkak të gabimeve të shumta që bëri në Kupën e Botës për Klube, aty ku madje u përjashtua me karton të kuq ndaj Pachucas.

Të ngajshme

Barcelona po synon marrëveshjen 120 milionëshe – kjo do ta lehtësonte barrën financiare

KushtrimGuraj

Al-Nassr në bisedime të avancuara për transferimin e top sulmuesit në Arabi

KushtrimGuraj

Situatë tensionuese te Fenerbahce shkaku i Jose Mourinhos

KushtrimGuraj