E çuditshme: VV e harron Konjufcën si mandatar për qeveri nesër, kërkojnë votimin e buxhetit “elektoral” 2026
Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes ka kërkuar nga partitë ish-opozitare të votojnë buxhetin për vitin 2026 anipse nuk ka qeveri legjitime e të zgjedhur.
Murait nxori “paralele” me vitin 2020 pas rënies së qeverisë së Avdullah Hotit kur Vetëvendosje kishte votuar buxhet, por duke mos shpjeguar se ajo qeveri, anipse në detyrë, ishte produkt i asaj legjislature, ndryshe nga kjo sot.
“Me 21 dhjetor 2020, Qeveria Hoti ishte shpallur e paligjshme nga Kushtetuesja, por që të mos krijohej vakuum institucional, ishte udhëzuar që të vazhdonte si qeveri në detyrë derisa të zgjedhej qeveria e re”, tha Murati.
Por, në shkrimin e Muratit askund s’gjended për referencë Glauk Konjufca si mandatar për formim të qeverisë, afati kushtetues për të cilën kryhet nesër.

