Telenews

“E dashura ime e re”, Loredana puthet me një vajzë, videoja bëhet virale

pas-skandalit,-loredana-“heq-dore”-nga-marka-e-njohur

Reperja e njohur Loredana shpesh ndan momente nga jeta e saj në rrjetet sociale, duke përditësuar ndjekësit me projektet e reja apo koncertet, por edhe me përditshmërinë e saj.

Së fundmi, Loredana ka habitur ndjekësit dhe ka marrë shumë komente në një video të postuar në TikTok. Në video reperja shfaqet duke puthur në buzë një vajzë dhe ka shkruar: “E dashura ime e re (my new girlfriend)”

Në fakt “my new girlfriend”, përdoret edhe për të cilësuar një shoqe të ngushtë.

Kujtojmë se ka patur shumë spekulime nëse Loredana është apo jo në një lidhje e me anë të një postimi në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.

 

Të ngajshme

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme –

KushtrimGuraj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj