Telenews

E dhimbshme: Humbi ndjenjat pasi hyri në shtëpi, vdes burri në Malishevë

Mëngjesin e sotëm, një burrë nga fshati Javiq ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat.

“Sot rreth orës 08:15, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë jemi njoftuar se një person i moshës madhore nga fshati Javiq ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj,

Të ngajshme

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj

Franca thotë se “Rafalet” i vendosi për t’i mbrojtur bazat e saj ushtarake në Emirate

Valjeta Turkaj

Për një mosmarrëveshje në komunikacion përleshen dy burra në Fushë Kosovë – bëhen për tretman mjekësor

Valjeta Turkaj