Telenews

E dhimbshme: Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë

e-dhimbshme:-kjo-eshte-33-vjecarja-qe-vdiq-tragjikisht-sonte-ne-prishtine

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni.

Vdekjen e saj e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

E në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.

Ndërkaq, hetuesit e Policisë në koordinim me prokurorinë përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj