Telenews

E dhimbshme: Kjo është 48-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës së saj në Obiliq

Gazeta  pak më parë raportoi për një rast tragjik që ka ndodhur dje në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, ku një grua është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Gazeta mëson se viktima është Selvije Shalaku, 48-vjeçare.

Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima është gjetur pa ndjenja dhe dyshohet se është në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar familjarët e të ndjerës, të cilët kanë pohuar se ajo është gjetur e varur në litar në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Të ngajshme

Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padurim periudhën e ardhshme

KushtrimGuraj

Albin Kurti përpara një testi historik!

KushtrimGuraj

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

KushtrimGuraj