Telenews

E dhimbshme: Ky është 45-vjeçari nga Fushë Kosova që vdiq duke shkuar në punë

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, ku një person u gjet pa shenja jete, në mes të rrugës. I ndjeri dyshohet se pësoi sulm kardiak, por një gjë e tilë akoma nuk është konfirmuar – prandaj Policia ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Orkan Tatain, (45-vjeçar) vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor pasi u dërgua në QKUK.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Siç mëson Sinjali, i ndjeri ishte duke shkuar në punë, kur papritmas u rrëzua dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telenews/

Të ngajshme

Granit Xhaka sonte ka një fjalë për Gjestin

Erzana Fazliu

“Mirupafshim” – një film që flet për dhimbjen e heshtur të pasluftës

Erzana Fazliu

Pacolli përgëzon Osmanin: Njohja nga Kenia nisi një valë të re përkrahjeje për Kosovën

Erzana Fazliu