Telenews

E dhimbshme: Ky është personi që humbi tragjikisht jetën nga incidenti me zjarr në Gjakovë

e-dhimbshme:-ky-eshte-personi-qe-humbi-tragjikisht-jeten-nga-incidenti-me-zjarr-ne-gjakove

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person humbi jetën pasi shtëpia e tij ishte kapluar nga flakët.

Rasti për Sinjalin u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi”.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë incident është A. Juniku, rreth 40-vjeçar.

Policia deklaroi se me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë u gjet një trup i pajetë i viktimës.

Sinjali siguroi edhe pamje nga incidenti tragjik, ku shtëpia u kaplua nga flakët.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Ky është personi që humbi tragjikisht jetën nga incidenti me zjarr në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

Valjeta Turkaj

Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

Valjeta Turkaj

Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

Valjeta Turkaj