Telenews

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht në pishinën “Onix” në Istog

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Istog, ku një person dyshohet se ka vdekur në një pishinë të mbyllur, raporton Telenews.

Rasti ka ndodhur në pishinën gjysmë Olimpike “Onix” në Banjë të Istogut, ku viktima po qëndronte brenda.

Sinjali mëson se viktima është Gëzim Hoxha 53-vjeçar, dhe gjatë kohës që po qëndronte në pishinë, viktima kishte kërkuar ndihmë nga stafi.

Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Të ngajshme

E kërcënoi deputeten Reshitaj, ndërmerr këtë veprim ndaj asistentit Krasniqi

Donat Hashani

Urimi i veçantë i Prindon Sadriut në ditëlindjen e presidentes

Donat Hashani

Izraeli hakmerret ndaj Turqisë: Do të vendosë taksë 100% për produktet turke

Donat Hashani