Telenews

E dhimbshme/ Labi zbulon mesazhin e fundit me vëllain e Gretës

Vetëm një ditë pasi u bë apel për ndihmë, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Greta Kryeziu. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë urgjente për transplant të mëlçisë.

Kostoja e trajtimit jashtë vendit arrinte rreth 100 mijë euro dhe shumë qytetarë, përfshirë edhe këngëtarin Labinot Tahiri, u mobilizuan për të mbledhur ndihma.

Labi, i cili prej vitesh angazhohet në aksione humanitare, ka publikuar mesazhin e fundit që mori sot herët nga vëllai i Gretës, ku ky i fundit e ka njoftuar për lajmin e hidhur:

“Labi faleminderit për çdo mund që e bone, me keqardhje motra na ndërroj jetë”, – shkruan vëllai i saj në një mesazh dërguar këngëtarit.

 

Të ngajshme

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj

Auto Pjesë Beka adresa e besueshme për çdo nevojë të automjetit tuaj

Valjeta Turkaj