Telenews

E dhimbshme: Publikohet fotografia e 24-vjeçares që humbi jetën në aksidentin në Drenas

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt. Ndërkohë, shoferi i automjetit ka mbetur i lënduar.

Njësitet e Stacionit Policor të Drenasit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke transportuar të lënduarit drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Për shkak të plagëve të rënda, 24-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit dhe ndërroi jetë në Emergjencën e QKUK-ut.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.

“Pas një aksidenti të rëndë me lëndime të rënda trupore, nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve të marra, dhe përkundër të gjitha masave me RCP të ndërmarra nga ekipi i mjekëve të Emergjencës, ka ndërruar jetë, femra e lindur në vitin 2001”, tha ai.

Në media është publikuar edhe fotografia e së ndjerës.

Të ngajshme

Berisha: Liderët tanë janë mësuar me i kap për krahu dhe me t’u tregohet se se çka të bëjnë

Valjeta Turkaj

Irani ekzekuton një person për bashkëpunim me agjencinë e inteligjencës izraelite

Valjeta Turkaj

Trump nxit debat për “ndryshim regjimi” në Iran, SHBA në gatishmëri të lartë pas sulmeve

Valjeta Turkaj