Telenews

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit zjarrfikësit që humbi jetën në krye të detyrës në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Kaqun Lima, zjarrfikës dhe shef i Operativës, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën rreth orës 15:30 në fshatin Mejë.

Lima ishte në krye të detyrës kur ndodhi aksidenti. Ai u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 17:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka kujdeset për çdo detaj të veturës suaj

Valjeta Turkaj

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës

Valjeta Turkaj