Telenews

E fundit, PZAP merr vendim për ankesën e PDK-së për Mitrovicën e Jugut

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për procesin zgjedhor të balotazhit në Mitrovicë të Jugut.

Në vendimin e PZAP-it të cilin e ka siguruar Klan Kosova thuhet se është refuzuar ankesa e PDK-së me seli në Prishtinë, lidhur me parregullsitë gjate procesit të numërimit të fletëvotimeve në Komunën e Mitrovicës së Jugut, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura me  09 nëntor.

“Refuzohet e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me te cilën ka kërkuar qe te urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Të ngajshme

Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 17 gusht

Rrezarta Ramaj

Java nis me mot të nxehtë, temperaturat nesër deri në 34 gradë

Yllka Gashi