Edona James ka vazhduar të sjell rrëfime nga jeta e saj private, duke shpalosur detaje edhe nga marrëdhëniet e saj me ish-partnerët.
Së fundmi, transgjinorja në një bisedë me disa prej banorëve, ka treguar për një rast të rëndë që i kishte ndodhur.
Edona zbuloi se në moshën 20 vjeçe ishte në një lidhje që përfundoi me një fatkeqësi, duke treguar se ish-partneri i saj bëri vetëvrasje.
“I kisha 20 vjet, ai e ka varur veten, unë e kam gjetur në mëngjes, për shkak të punës që kam bërë unë, nuk ka mundur ta përballoj, e ka shkruar një letër, u zgjova në mëngjes, ma ka ndje zemra”, tha Edona.
“E kam dashur shumë, më tha një natë më herët ‘nëse nuk do kishe ardh në shtëpi tash do e vrisja veten’, po unë nuk e kuptova, më donte shumë edhe ai mua, ky ka qenë rasti më i rëndë për mua në jetë”, u shpreh tutje ajo.
Ndërkohë, kujtojmë që Edona në rrugëtimin e saj në BBVK ka fituar zemrat e publikut duke u zgjedhur dy herë radhazi si e preferuar.