Telenews

“E kam vrarë?”, momenti i arrestimit të vrasësit të 23-vjeçarit shqiptar në Itali

Vetëm pak orë zgjati arratisja e vrasësit të 23-vjeçarit shqiptar, Klajdi Bitri. Fatah Melloul, 27 vjeç, nga Algjeria u arrestua rreth orës 21:00 nga karabinierët në Falconara. Me të në makinë ishte edhe miku i tij italian.

Në një video të siguruar nga arrestimi, 27-vjeçari qëndron i palëvizur në trotuar dhe i prangosur nga policët. Në dorë ai mbante ende me vete shtizën me të cilën i mori jetën 23-vjeçarit.

Karabinierët e kanë imobilizuar duke i thënë se ai kishte vrarë një person. Në atë moment algjeriani ka bërtitur: “E kam vrarë? Jo, nuk është e vërtetë”.

Klajdi Bitri mesa duket po mbronte shokun e përfshirë në mosmarrëveshjen me 27-vjeçarin. Ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin mesjetar të parkut Conero, në provincën e Ankonës.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj