Telenews

“E keni ndërmend me mi dhënë fëmijët”, Tahiri-Beqa kritikon gjuhën e Kurtit

“e-keni-ndermend-me-mi-dhene-femijet”,-tahiri-beqa-kritikon-gjuhen-e-kurtit

Analistja, Arta Tahiri- Beqa ka kritikuar deklarimin e kryeministrit Kurti për gjuhën e përdorur, ku tha se po e thërrasin “Albin baba, keni ndërmend me mi dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë”.

Tahiri- Beqa e ka krahuar këtë term të Kurtit me ato të rrugës.

Sipas saj, një gjuhë e tillë nuk i ka hije një kryeministri.

“Termet më banale të rrugës janë babë, bir. Mosha e njëjtë rina i drejtohen me o bir, babë. Këndvështrimi im, gjuha e Kurtit jo profesionale jo të përdorën nga një kryeministër”, ka thënë ajo në Tëvë1.

Ajo duke komentuar edhe një deklaratë të Nezir Krakit i cili ishte i ftuar në emision, që kishte thënë se është “baba i analizave”, tha se atij më shumë do t’i shkonte anëtarësimi në Vetëvendosjes, se në Guxo.

Deklarata e Kurti e dhënë në një tubim në Hajvali, ngjalli reagime.

“E kam një farë përshtypje që pikërisht, për shkak se ne do të kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se pse e keni ndërmend me mi dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë, jeni duke më thënë ‘Albin Baba’”, u shpreh Kurti.

Ai deklaroi më tej se e pranon të ashtuquajturën sfidë, që të rrisë fëmijët e qytetarëve.

“Po unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni ju mua, ‘merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e keni ndërmend me punu ma shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder e gëzim. Veç sa më shumë, veç studioni sa më shumë, veç mësoni sa më shumë sepse Qeveria do të merret edhe me pleqtë, edhe më fëmijët e juaj”, deklaroi Kurti në këtë tubim.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj