Telenews

E keni vënë re fryrjen e barkut pas kafesë? Ja çfarë ndodh në lukthin tuaj

e-keni-vene-re-fryrjen-e-barkut-pas-kafese?-ja-cfare-ndodh-ne-lukthin-tuaj

Fryrja e barkut është një shqetësim i zakonshëm që mund të prekë shumë njerëz pas vakteve, por shpesh lidhet edhe me konsumimin e disa ushqimeve dhe pijeve të përditshme. Ndër këto, një prej faktorëve më pak të përmendur, por të përhapur, është kafeja – sidomos kur konsumohet në lukth bosh, shkruan Gazeta Sinjali.

Ekspertët shpjegojnë se ndonëse kafeina ndihmon në rritjen e aciditetit në lukth dhe përmirëson tretjen, ajo gjithashtu mund të irritojë organet e brendshme kur merret pa ushqim. Kjo gjë ndodh sepse lëngjet gastrike të nxitura nga kafeina, në mungesë të ushqimit, ndikojnë negativisht në traktin tretës.

“Shumë njerëz pinë kafe sapo zgjohen, pa konsumuar asgjë tjetër më parë, dhe kjo mund të çojë në fryrje barku dhe ndjesi të pakëndshme gjatë ditës,” shpjegojnë specialistët.

Fryrja mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse kafesë i shtohet qumësht apo krem, pasi një numër i madh njerëzish kanë vështirësi në tretjen e laktozës.

Për të shmangur këto efekte, rekomandohet që kafeja të mos konsumohet me stomakun bosh dhe të kufizohet shtimi i produkteve qumështore, veçanërisht për ata që vuajnë nga ndjeshmëria ndaj laktozës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E keni vënë re fryrjen e barkut pas kafesë? Ja çfarë ndodh në lukthin tuaj appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Depresioni: Simptoma, dallimet me trishtimin dhe kur duhet ndihma profesionale

KushtrimGuraj

Pija e përditshme që mund të jetë shkaktari i dhimbjes së lukthit dhe fryrjes së barkut

Valjeta Turkaj

Zgjedhja e Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të zëvendësuar Modricin

Valjeta Turkaj