Telenews

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, Haradinaj i kundërpërgjigjet Limajt pas deklaratës së mbrëmshme

“e-keqja-ka-emer-–-albin-kurti”,-haradinaj-i-kunderpergjigjet-limajt-pas-deklarates-se-mbremshme

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të kreut të Nismës, Fatmir Limajt, me të cilin kanë hyrë në zgjedhje si koalicion, pasi ai mbrëmë nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj vetëm ka shkruar “E keqja ka emër – Albin Kurti”, si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Limajt, shkruan Reporteri.net.

Limaj tha se nuk ka vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje .

“Kush më fton në tavolinë unë shkoj ulna për tema nacionale Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.

Limaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.

Të ngajshme

Trump bën edhe një deklaratë të fortë për Trump dhe Zelenskyn

Donat Hashani

Kajtazi: Kurti e ka blerë një deputet të PDK-së, edhe deputetë të partive tjera do kalojnë në LVV (VIDEO)

Donat Hashani

BE fton Kosovën që të mos i mbyllë qendrat serbe që ofrojë shërbime sociale

Donat Hashani