Telenews

E kryer, Granit Xhaka afër zyrtarizimit te Bayer Leverkusen

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bayer Leverkusenit, pasi thuhet se ka përfunduar me sukses marrëveshja me Arsenalin.

Pas shtatë viteve sezoneve të kaluara në Emirates, Xhaka pritet të largohet përfundimisht nga Arsenali për një aventurë të re.

Megjithatë, mesfushori shqiptar do të transferohet në një kampionat që e njeh mirë, siç është Bundesliga, ku më parë luajti me Borussia Monchengladbach.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Xhaka do të kalojë përfundimisht te Leverkuseni pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Arsenalin.

 

Xhaka kishte akord me Leverkusenin nga muaji maj, por marrëveshja mes klubeve erdhi vetëm tani pas përfundimit të marrëveshjes së Arsenalit me Declan Rice.

Transferimi i 30-vjeçarit prishtinas thuhet se do t’i kushtojë gjermanëve plot 25 milionë euro, ndërsa Xahaka do të nënshkruajë deri në qershor 2028, një marrëveshje pesëvjeçare.

Të ngajshme

Milan ofron 40 milionë euro për transferimin e top sulmuesit të Ligës Premier

KushtrimGuraj

Dy ndeshje në ora 6 të mëngjesit, Kosova mëson edhe orarin për Kupën e Botës në rast kualifikimi

KushtrimGuraj

Ylli i Barcelonës ka një marrëveshje për t’u larguar nga klubi për në Arabinë Saudite

KushtrimGuraj