Një moment i papritur ka ndodhur mbrëmë në “FermaVIP”.
Në qendër të kësaj skene të pazakontë ishin Moza dhe Iliri.
Gjithçka nisi gjatë një sfide spontane, ku Iliri po mundohej ta bënte Mozën të qeshte me gjeste dhe mimika pranë fytyrës së saj.
“A të bëj një gjë të frikshme”, iu drejtua ajo balerinit, përpara se t’i kapte fytyrën me duar dhe ta puthte në buzë.
Veprimi i saj e la Ilirin të shtangur për disa sekonda. Më pas ai shpërtheu në të qeshura.

