Cardi B e gjuajti një paparac me një stilolaps pasi i njëjti e pyeti rastësisht për për thashethemet virale të shtatzënisë.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, një fotograf jashtë kamerave iu afrua reperes në lidhje me pretendimet e supozuara se ish i saj Offset po mburrej se “e ka lënë shtatzënë për herë të katërt”.
Kjo ndodhi derisa artistja po largohej nga gjykata në Los Angeles të martën.
Në ato momente, ai gjithashtu e pyeti atë nëse “parashikon” ndonjë “problem atësie me Stefon Diggs”, me të cilin ajo është e lidhur romantikisht që nga qershori.
Cardi B menjëherë rrëmbeu një stilolaps nga dora e një fansi dhe e hodhi në drejtim të paparacit me zërin që i ndihej më larg, duke e qortuar atë për “mungesë respekti”.
Derisa po drejtohej drejt një automjeti që priste nga një truproje, burri bërtiti: “Unë ende të dua edhe pse më gjuajte, të cilit Cardi iu përgjigj: “Mos e bëj këtë”.