Telenews

E rëndë: 13-vjeçarja përdhunohet nga të miturit në Greqi, 3 prej tyre shqiptarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik të Greqisë, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga disa të mitur, mes tyre edhe 3 shtetas shqiptarë. Sipas mediave greke, viktima është me origjinë nga Filipinet, ndërsa të përfshirët janë të moshave nga 14 deri në 19 vjeç.

Sipas dëshmisë së të miturës, ngjarjet kanë ndodhur në periudhën shkurt–prill, duke përfituar nga një marrëdhënie miqësore që ajo kishte me një 15-vjeçar.

Ajo është çuar në ambiente të përbashkëta pallatesh dhe hapësira publike, ku dyshohet se është abuzuar, ndërsa veprimet janë regjistruar me telefona celularë, shkruan JOQ, transmeton Klankosova.tv.

Mediat raportojnë se një pjesë e materialeve është shpërndarë në rrjete sociale. Autoritetet greke kanë ngritur akuza ndaj gjashtë të rinjve për vepra të rënda penale, përfshirë përdhunimin, aktet seksuale me të mitur, pornografinë me fëmijë, pornografinë për hakmarrje dhe shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të ngajshme

Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 500 euro

Valjeta Turkaj

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Valjeta Turkaj

Kuvendi nesër mban seancë – në fokus marrëveshjet ndërkombëtare

Valjeta Turkaj