Telenews

E rëndë: 27-vjeçarja bëri vetëvrasje pasi iu publikua fotoja intime, arrestohet 39-vjeçari

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetet sociale.

Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por tashmë ngjarja ka marrë një tjetër kthesë.

Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale.

Në pranga për këtë ngjarje ka rënë Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 10 shkurt, në rrugën “Teuta” në Kamëz, kurse 27-vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i plotë:

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– Altin Çoku, 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

Aksion i policisë, të arrestuar për mashtrim me prona të shtrenjta

Donat Hashani

Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!

Donat Hashani

Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të propozimit të tyre

Donat Hashani