Telenews

E rëndë| 38-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan – Policia nis hetimet

Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan, ndërsa rrethanat e vdekjes po hetohen nga autoritetet kompetente, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Agon Haziri, 38 vjeçar.

Sipas informacioneve, rasti është raportuar pasditen e 23 korrikut, rreth orës 18:20, në rrugën “Ali Aliu” në Gjilan. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, hetuesit rajonalë, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 38-vjeçarit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga Krimteknika Rajonale, nuk janë konstatuar shenja që do të tregonin për përfshirjen e një personi tjetër, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë vërejtur lëndime të jashtme.

Megjithatë, shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas obduksionit dhe veprimeve të mëtejshme hetimore.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim.

Të ngajshme

ASK: Patatet, pemët dhe perimet me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

Yllka Gashi

Dyshohet se u ngulfat me një copë mishi, humb jetën një fëmijë 3-vjeçar në Shtime

Yllka Gashi

Konjufca: Suedia, partnere e rëndësishme e Kosovës

Yllka Gashi