Telenews

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një grua në Obiliq, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Agim Shalaku’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima është gjetur pa ndjenja dhe dyshohet se është në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar familjarët e të ndjerës, të cilët kanë pohuar se ajo është gjetur e varur në litar në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Të ngajshme

Pse plani i Laburistëve britanik me Kurtin për dërgimin e emigrantëve në Kosovë pritet të dështojë, sipas “The Telegraph”

KushtrimGuraj

Pacolli bën fajtor këtë person për problemet me Aeroportin e Vlorës

Donat Hashani

Totaj: Jam i hapur për koalicione në Prizren, përjashto LVV-në dhe Emilia Rexhepin (VIDEO)

Donat Hashani