Telenews

E rëndë: Humb jetën edhe personi i dytë i aksidentit fatal në rrugën Kaçanik-Ferizaj

 

 

Të premten në rrugën Kaçanik- Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave.Atë ditë u konfirmua vdekja e një të riu, ndërsa dje ka vdekur edhe e aksidentuara e dytë.

“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar  lëndime trupore në një aksident trafiku dhe  ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet nw raport.

Faqja “Sje kaçanikli nëse” ka publikuar fotografinë e të ndjerës dhe ka njoftuar se varrimi i saj bëhet sot.

Të ngajshme

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Valjeta Turkaj

KQZ miraton akreditimin e rreth 8,800 vëzhguesve për raundin e dytë zgjedhor

Valjeta Turkaj

Thellohet bilanci i viktimave në Filipine, 85 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’

Valjeta Turkaj