Telenews

E rëndë: Humb jetën tragjikisht i riu nga Gjilani

 

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot për familjen Rrustemi nga fshati Përlepnicë i Komunës së Gjilanit. Djali i tyre Lorenti, 28-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Siç mëson Sinjali, viktima u vetaksidentua rëndë, me ç’rast nga plagët e rënda humbi jetën.

Siç ka deklaruar Policia e Kosovë, vetaksidenti është shkaktuar pak pas mesnate në fshatin Miresh i Vogël në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë.

Me viktimën në veturë ka qenë edhe një person tjetër, i cili si pasojë e lëndimeve është dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit për tretman mjekësor.

“Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, tha Policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, teksa rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve të Trafikut rajonal në Gjilan.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe të afërmit e tij, të cilët bën të ditur se viktima ka lënë pas vetës gruan dhe djalin e tyre.

Të ngajshme

Çitaku lavdëron kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave: Ata mishërojnë idealizmin, kompetencën dhe përkushtimin

KushtrimGuraj

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani