Telenews

E rëndë: Kamioni përplas veturën në Durrës, vdes 22-vjeçari

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në rrugën “Vllazërimi”, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si D.Hoxha, 22 vjeç.

Top Channel mëson se ka ndodhur një përplasje mjetesh ku mjeti me targa angleze tip Volkswagen është përplasur me një kamion tip ‘Scania’ me targa AA 445 HX që ka qenë i ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.

Si pasojë shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.

Të ngajshme

Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 44-vjeçarit nga Kaçaniku, mungon prej disa ditësh

KushtrimGuraj

Ngjarjet e datës 14 korrik

Rrezarta Ramaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, policia rrethon zonën

KushtrimGuraj