Telenews

E rëndë: Ky është 48-vjeçari i cili humbi jetën pas rënies nga ballkoni në Mitrovicë – sot i jepet lamtumira e fundit

Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Mitrovicë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një rënieje nga ballkoni i shtëpisë.

Viktima është Daim Qubreli, i cili sipas vëllait të tij, ishte në gjendje të dehur kur dyshohet se ka rënë nga kati i lartë i banesës së tij në rrugën “Rozafa”.

Pasi ra nga ballkoni, Qubreli u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth orës 23:35 të së njëjtës ditë.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të mbahet sot në varrezat e Shipolit, në orën 16:47 (me Ikindi).

Të ngajshme

Kurti për deklaratat e Trump rreth Kosovës e Serbisë: S’i di planet e ShBA-së, s’kam informacione

KushtrimGuraj

Danimarka kap Kosovën “për veshi” për në BE (VIDEO)

KushtrimGuraj

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu