Telenews

E rëndë: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Deçan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Zenel Llukoviq, 56-vjeçar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.

Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një person është gjetur pa shenja jetë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Ekipet përkatëse kanë dalur në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Gashi.

Të ngajshme

Pesë të vdekur në një aksident në Luksemburg, dyshohet se tre prej tyre janë shqiptarë

Valjeta Turkaj

Zgjedhjet lokale: Më 7 shtator fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Valjeta Turkaj

Belgjika do ta njohë shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Valjeta Turkaj