Telenews

E rëndë në Batllavë: Gjetet trup i pajetë i një gruaje – viktima është identifikuar si Teuta Kaçiu

Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, më 04 maj 2025, në afërsi të Liqenit të Batllavës, në vendin e njohur si “Te Plepat”.

Rreth orës 12:15, autoritetet kanë pranuar një informacion alarmues, ku është raportuar se në liqen është parë një trup i pajetë, për të cilin fillimisht është dyshuar se i përkiste një gruaje rreth 40-vjeçare.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë relevante: Njësia patrulluese, njësia e hetimeve, ekipi mjekësor dhe emergjenca.

Pas ndërhyrjes në terren dhe nxjerrjes së trupit nga uji, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen, ndërsa më pas është bërë edhe identifikimi i viktimës: bëhet fjalë për Teuta Kaçiu, rreth 45 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes janë duke vazhduar procedurat hetimore, ndërkohë që rrethanat e plota të vdekjes së saj mbeten të paqarta në këtë faze.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj