Telenews

E rëndë në Deçan: Burri e rrah brutalisht gruan pas një mosmarrëveshje, e godet me shkop druri

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e shumë grave ndaj të cilëve është ushtruar dhunë fizike e psikike është edhe një 38-vjeçare nga Deçani, e cila është sulmuar brutalisht nga burri i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka eskaluar në dhunë fizike ndaj saj duke e goditur me shkop druri.

Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj